Site icon Telegrafi

Artisti kontrovers Billy Porter shfaqet me veshje të çuditshme në “Grammy Awards 2022”

Billy Porter mori pjesë në edicionin e 64-të të mbrëmjes së çmimeve “Grammy”, e cila u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të dielën në mbrëmje.

52-vjeçari mori vëmendjen me një veshje tërësisht të purpurt, e cila përfshinte një bluzë elegante të Valentinos, shkruan DailyMail.

Ylli i “Pose” më vonë doli në skenën kryesore të ceremonisë së çmimeve për të dhënë një nga shumë çmimit që u dhanë gjatë gjithë mbrëmjes.

Aktori fitues i çmimit “Tony” kishte veshur gjithashtu një palë pantallona të hollë dhe një sërë dorezash ndërsa pozonte për fotografët në tapetin e kuq.

Lexo po ashtu Paraqitje të tmerrshme: Veshjet më të këqija në "Grammy Awards 2022"

Aktori i filmit “Cinderella” shtoi elemente shkëlqimi në veshjen e tij me një sërë këpucësh reflektuese.

Flokët e tij ishin të rregulluar në disa gërsheta të vogla që ishin të lidhura gjithashtu në një topuz të vogël.

Porter më vonë vuri në kokë një kapelë pasi u ngjit në skenë për të prezantuar një nga çmimet e shfaqjes.

Aktori u pa duke folur me Rachel Zegler në një moment dhe dyshja u afruan teksa pozuan për një fotografi.

Porter më vonë doli në skenë ndërsa prezantonte çmimin “Albumi më i mirë i zhanrit R&B”, dhe dukej se po e shfrytëzonte sa më shumë kohën e tij pas mikrofonit.

Çmimi iu dha Jazmine Sullivan për punën e saj në “Heaux Tales”, dhe aktori dukej më se i lumtur që ia dha çmimin asaj.

Aktori dhe këngëtarja, 34 vjeçe, më vonë kaluan kohë në prapaskenë pasi dolën nga skena.

Porter gjithashtu ndau një sërë fotografish me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram, që ishin realizuar me miqtë e tij të dielën në mbrëmje. /Telegrafi/

Exit mobile version