Ky është sekreti i tij
Për të arritur efektin e syve të maces, duhet të dini teknikën dhe të jeni sa më të saktë.
Linjat e parregullta apo ndonjë gabim nuk lejohen këtu nëse dëshironi të arrini efektin maksimal.
Megjithatë, mos u shqetësoni, sepse këtë teknikë mund ta mësoni lehtësisht me ndihmën e artistit të grimit të Kim Kardashianit, transmeton Telegrafi.
Në hapin e parë, duhet të vizatoni me kujdes vijën e ujit të syrit me një laps të zi në pjesën e sipërme të syrit.
Më pas bëhet aplikimi i qerpikëve artificialë që duhet t’i ngjitni sa më afër qerpikëve tuaj natyralë, duke u kujdesur që të lini të paktën pak hapësirë mes qerpikëve artificialë dhe natyralë.
Pjesa e jashtme e qerpikëve duhet të ngjitet direkt në kapak të syve.
– Para se të arrini vajin e jashtëm, ngrini qerpikët artificialë dhe ngjitini në kapak, thotë ai.
Nëse nuk lini hendek mes qerpikëve dhe në cepin e jashtëm të syrit, nuk do të arrini dot efektin e syve të maces sepse do të duket si qerpikët artificialë që “tërheqin” syrin.
Në fund, shtoni eyeliner të lëngshëm në hapësirën midis qerpikëve natyralë dhe artificialë, kështu arrini efektin përfundimtar.
#makeuptutorial #eyeliner #eyelift ♬ Filtered Light – Nik Ammar / Mike Reed
/Telegrafi/