Site icon Telegrafi

Artistët skulpturojnë njëri-tjetrin me shpejtësi dhe ngjashmëri të madhe (Video)

Sarath Chandrajeewa dhe Cao Chang Xu, që ishin pjesë e një projekti artistik në Sri Lanka të Azisë, ia kanë dalë ta skulpturojnë njëri-tjetrin me ngjashmëri shumë të madhe.  

Shumë njerëz janë mbledhur pranë artistëve, që qëndronin përballë dhe duke u shikuar e formonin figurën e tjetrit, transmeton Telegrafi.

Në videon e përshpejtuar, mund të shihni se si skulpturojnë ata në argjilë, derisa me gishta i punojnë në detaje edhe sytë, buzët dhe hundën e bustit.

Pas kësaj, skulptorët përdorin edhe disa mjete për të finalizuar punën e tyre, në mënyrë që të ngjajë sa më shumë me modelin.

Madje, e tërë kjo garë mes profesorëve të artit, ka zgjatur vetëm dhjetë minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version