Në rrjetet sociale ka filluar së fundmi një sfidë mes disa prej fytyrave publike.
Bëhet fjalë për një sfidë me nominime, e cila të detyron të tregosh kuletën me gjërat që ke brenda, përfshirë edhe paratë.
Një sfidë e tillë është pranuar nga këngëtaret Rozana Radi, Eneda Tarifa e Anxhela Peristeri.
Ndërkohë të nominuar janë edhe shumë artistë të tjerë si: Soni Malaj, Kejsi Tola, Ronela Hajati, Kledi Bahiti etj.
Mbetet të shihet nëse edhe këta të fundit do të pranojnë një sfidë të tillë.
Disa prej atyre që tashmë kanë pranuar sfidën janë treguar edhe mjaft të guximshëm, duke shfaqur pasaportën ose letër-njoftimin, ndonëse nuk është e preferueshme për figurat publike.
Jo të rralla janë sfidat e tilla, duke kujtuar këtu vitin 2014 ku virale në botë ishte bërë stafeta e akullit, e quajtur #Icebucketchallenge. /Telegrafi/