Telegrafi

Artistet shqiptare, Dua Lipa dhe Enisa Nikaj pozojnë bashkë nga New Yorku

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Enisa Nikaj, është takuar së fundmi me këngëtaren tjetër të njohur me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Bukuroshet shqiptare kanë pozuar së bashku në Madison Square Garden, në një paraqitje të fundit të krijueses së hitit “Levitating”.

Artistja nga Tuzi është shprehur e lumtur për takimin me Lipën, meqenëse dy vajzat vijnë nga trojet shqiptare dhe kanë korrë suksese të mëdha jashtë vendit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Vajzat shqiptare”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enisa Nikaj

Dua ndërkaq javë më parë ka përmbyllur shfaqjen e fundit në kuadër të turneut “Future Nostalgia”, me një performancë në Shqipëri në nder të 110 vjetorit të Pavarësisë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo po ashtu mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë kështu qytetarja më e re e Republikës së Shqipërisë.

Vajzat janë mjaft të angazhuara në tregun ndërkombëtar me koncerte e projekte muzikore. /Telegrafi/