Të shumta janë rastet kur në estradë shohim emra të njohur të muzikës, që sjellin bashkëpunime me artistë të rinj, në tentim për t’i promovuar këta të fundit.
Por një gjë e pazakontë i ka ndodhur një këngëtari të ri, i quajtur Kushtrim Dobra, së cilit i është ofruar bashkëpunim në këmbim të parave.
Përmes një postimi të bërë në InstaStory, këngëtari në fjalë ka treguar se dikur i kishte kërkuar një artist në zë të muzikës shqiptare që të bëjë bashkëpunim, por i njëjti kishte kërkuar shuma të mëdha parash në këmbim.
“Kete keng kom pas mi bo duet!! po nuk e bona per arsyje se ni koleg i jemi tha 15000 euro duhesh mi jep per me bo keng me mu. Me ju than drejt kur kem duke bisedu kqyra mos osht noj kamere e msheft a diqka po jo pernime e kish pas, kshtu qe ma mir qe e kom bo vet. Artistat e rinje mos pritni ndim prej kerkujna se pa pare nuk po ndimojshin”, ka shkruar këngëtari i ri, Kushtrim Dobra, në InstaStory.
I njëjti ka të publikuar në treg disa projekte muzikore, të cilat janë pritur ngrohtë nga publike, teksa bashkëpunimet fillimisht duken si një deri jo e hapur për të. /Telegrafi/