Site icon Telegrafi

Arti dhe teatri, fokusi kryesor i edicionit të parë të Festivalit “GjakovArt”

Në Pallatin e Kulturës ”Asim Vokshi” në Gjakovë, po zhvillohet edicioni i parë i Festivalit ”GjakovArt”, festival ky i cili në skenë ka sjellur shfaqje teatrale të ndryshme për publikun gjakovar.

Ky festival i cili ka nisur me datën 22 do të zgjas deri më 27 shtator 2024.

Besfort Berberi, një nga organizatorët e këtij festivali në një intervistë për Telegrafin, foli më shumë rreth asaj se si ka nisur ideja për organizimin e këtij festivali.

“Festivali ‘GjakovArt’ ka nisur si ide që të sjellim shfaqje të reja, jashtë Gjakovës, që publiku i Gjakovës të ketë mundësinë t’i shohin këto shfaqje në teatrin tonë.”, tha fillimisht Berberi.

Berberi po ashtu falenderoi edhe teatrot tjera për pjesëmarrjen e tyre në këtë festival.

“I falenderojë të gjitha teatrot tjera që kanë bërë kompromis për të ardhur deri në Gjakovë, sepse edhe ne si festival i ri, buxhetin e kemi pasur të limituar, por pak si shoqëri, pak nga dëshira për të ardhur në Gjakovë, i falenderoj të gjithë që arritëm ta realizojmë këtë festival.”, deklarori ndër të tjera Berberi.

Intevistën e plotë me organizatorin e Festivalit ”GjakovArt” , Besfort Berberi, mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version