Telegrafi

Arthur Vermeeren bëhet prioriteti numër një i Barcelonës

Arthur Vermeeren është bërë objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e mesfushës.

Mesfushori i talentuar belg ka dy vite që shkëlqen me Royal Antrwerp dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Megjithatë Barcelona është një hap para për të siguruar shërbimet e talentit belg, pasi tanimë është takuar me drejtuesit e Antwerp.

Lexo po ashtu Po shkëlqen me Antwerpin, Barcelona e mëson çmimin e yllit të skuadrës belge

18-vjeçari po shkëlqen edhe këtë edicion ku në 15 ndeshjet e para ka realizuar një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco e pëlqen shumë futbollistin dhe ashtu edhe trajneri Xavi.

Barcelona është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro për transferimin e belgut të ri.

Gjiganti katalunas pritet të zhvillojë bisedime të reja me drejtuesit e Antwerp në momentin që do të takohen për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, pasi dëshira e lojtarit është të transferohet te Barça. /Telegrafi/