Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo, pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike nesër (e premte) për të shëruar lëndimin që e ka munduar prej muajit shkurt dhe pritet të mungojë rreth dy muaj.
Sipas Corriere della Sera Torino, ekzaminimet mjekësore parasezonale nuk i kanë dhënë lajme të mira brazilianit.
Ai nuk ishte i pranishëm në stërvitjet e të enjtes dhe kjo për faktin se do të operohet.
Lëndimi post-traumatik i indit të butë ndërmjet tibisë dhe fibulës së këmbës së tij të djathtë, fillimisht është shfaqur në muajin shkurt, ndërsa kalcifikimi nuk është larguar ashtu si shpresohej, përkundër se kanë kaluar disa muaj të mjekimit konservativ.
Calciomercato.it raporton se operacioni është zgjedhja e duhur për ta eliminuar një herë e përgjithmonë problemin.
Arthur, i cili do të mbushë 25 vjet këtë muaj, u transferuar në shtator të vitit 2020 nga Barcelona, si pjesë marrëveshjes së shkëmbimit me Miralem Pjanic që shkoi në Camp Nou. /Telegrafi/
Non c’è pace per #Arthur. Oggi ha saltato i primi due allenamenti della #Juventus per colpa della solita calcificazione ossea. Intervento chirurgico imminente, con stop di circa due mesi. Tra poco su @CorriereTorino
— Timothy Ormezzano (@TimOrmezzano) July 15, 2021