Telegrafi

Arthur paraqitet me fanellën e Barcës, Gremio do të ankohet në FIFA

RS - FUTEBOL/CAMPEONATO BRASILEIRO 2017/GREMIO X BOTAFOGO - ESPORTES - Lance da partida entre Gremio e Botafogo disputada na noite deste domingo, na Arena, valida pelo Campeonato Brasileiro 2017. FOTO: LUCAS UEBEL/GREMIO FBPA

Një fotografi e botuar nga revista “Globoesporte”, në të cilën shihet futbollisti i Gremios, Arthur duke veshur këmishën e Barcelonës ka shkaktuar thashetheme për një transferim të mundshëm të lojtarit te klubi katalanas.

Në imazh, përveç futbollistit shihet edhe skauti i mirënjohur Andre Cury, arkitekti i sjelljes së Neymarit te klubi spanjoll në vitin 2013.

Barça, përmes drejtorit teknik, e kishte ndjekur lojtarin këto ditë në finalen e Copa Libertadores, ku ai u shpall lojtari më i mirë.

Në pjesën e dytë, në të cilën brazilianët fituan titullin, Arthur lëndoi kyçin e këmbës, një problem që do ta mbajë atë nga fushat e blerta për 45 ditë, e cila ia pamundëson pjesëmarrjen në Kupën e Botës për klube.

Sipas Globoesporte, Barça u takua të premten me përfaqësuesin e mesfushorit, Jorge Machado, e cila shkaktoi reagimin e menjëhershëm të klubit brazilian.

Në një prononcim për “Fox Sports Brasil”, Hector Nein, drejtor i departamentit ligjor të Gremios, ishte i qartë sa i përket lojtarit duke thënë se do të ankohet në instancat më të larta të FIFA-s.

“Machado na njoftoi se përfaqësuesi i Barçës dëshironte ta takonte familjen e Arthurit dhe se kjo nuk shfaqi problem për ne. Por, veshja e fanellës së Barcelonës është krejtësisht e panevojshme dhe ne do të ankohemi në FIFA për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur”, tha ai.

Theksojmë se klauzola e largimit të lojtarit është 50 milionë euro ndërsa kontrata i mbaron në vitin 2021. /Telegrafi/