Braziliani i Juventusit, Arthur është operuar në gju dhe do të duhet të qëndrojë jashtë të paktën tre muaj.
Klubi i Juventusit ka njoftuar se ndërhyrja ka qenë krejtësisht e suksesshme dhe mesfushori do të nisë terapitë për rikuperimin.
Arthur iu nënshtrua një operacioni në këmbën e tij të djathtë.
. @arthurhromelo underwent a successful surgery.
Here are all the details ⤵️
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 16, 2021
Ndërhyrja u konsiderua e suksesshme dhe koha e shërimit do të jetë rreth tre muaj, thuhet në njoftimin për shtyp.
Juventusi po punon që të përforcohet në mesfushë, duke tentuar Manuel Locatellin, pasi nuk mund të fillojë kampionatin me mefushorët që ka aktualisht. /Telegrafi/