Arthur Melo ka më shumë se dy muaj që nuk po luan te Barcelona, shkaku i lëndimit që ka pësuar në gju.
Mesfushori brazilian që filloi të ambientohej mjaftë mirë nën urdhrat e Ernesto Valverdes, pësoi lëndim të rëndë, duke mbetur që disa javë jashtë fushës.
Në fillim u mendua se ai e kishte të pashmangshme operacionin në gju, mirëpo tani raportohet se ai nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
Sipas asaj që raporton Cadena Ser, Melo duhet t’i jap më shumë kohë vetës për tretmanin dhe të lëvizë më shumë në palestër.
Melo pritet që t’i mungojë Barcelonës deri në fund të janarit të vitit 2020. /Telegrafi/