Arthur Melo i ka dhënë një lajm të hidhur Barcelonës, pasi do të mungojë edhe në janar.
Mesfushori brazilian nuk ka luajtur që nga starti i muajit dhjetor, derisa ishte zëvendësuar në minutën e 73-të në fitoren ndaj Atletico Madridit.
Arthur ka pësuar lëndim në kofshë dhe pritej se do të rikthehej më 4 janar në përballjen ndaj Espanyolit.
Mirëpo, sipas komunikatës nga stafi mjekësore i katalunasëve, bëhet e ditur se lojtari do të mungojë edhe në janar.
Braziliani aktualisht gjendet në vendlindje, aty ku edhe ku po rikuperohet dhe duket se do t’i marrë shumë kohë lëndimi i pësuar në derbi.
Barcelona ka një kalendar mjaftë të ngjeshur, pasi më 9 janar do të ketë një përballje në Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/