Telegrafi

Arthur: Kërkoj falje që kam shkuar në ndejën e Neymarit

Arthur (Foto by Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Mesfushori brazilian i Barcelonës, Arthur Melo ka kërkuar falje për ngjarje të ndodhur muajin e kaluar në kryeqytetin francez të Parisit.

Futbollisti ishte i lënduar dhe për këtë nuk ka bërë as stërvitje, por ka qenë në ndejën e ditëlindjes së yllit të PSG-së, Neymar.

Ai ka pohuar se ndonjëherë lojtarët bëjnë gabime, por nuk janë të pavetëdijshëm për pasojat e mëtejme.

Arthur (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ndonjëherë bën gabime dhe nganjëherë nuk e din se çfarë po bën. Me shkuarjen time në ndejë, do të doja të shpreh keqardhje nëse kam ofenduar ndokënd”.

“Ekipi dhe stafi i stërvitjes ishin të brengosur për mua. Unë kam nevojë për ndihmë që mund të përmirësohem edhe më shumë”, pohoi lojtari.

Lexo po ashtu Rëndësia e Arthur te Barcelona me pasime dhe veprimet në fushë

Ndryshe, futbollisti 22-vjeçar deri më tani ka pasur 18 paraqitje për blaugranat në të gjitha garat. /Telegrafi/