Mesfushori brazilian i Barcelonës, Arthur Melo ka kërkuar falje për ngjarje të ndodhur muajin e kaluar në kryeqytetin francez të Parisit.
Futbollisti ishte i lënduar dhe për këtë nuk ka bërë as stërvitje, por ka qenë në ndejën e ditëlindjes së yllit të PSG-së, Neymar.
Ai ka pohuar se ndonjëherë lojtarët bëjnë gabime, por nuk janë të pavetëdijshëm për pasojat e mëtejme.
“Ndonjëherë bën gabime dhe nganjëherë nuk e din se çfarë po bën. Me shkuarjen time në ndejë, do të doja të shpreh keqardhje nëse kam ofenduar ndokënd”.
“Ekipi dhe stafi i stërvitjes ishin të brengosur për mua. Unë kam nevojë për ndihmë që mund të përmirësohem edhe më shumë”, pohoi lojtari.
Ndryshe, futbollisti 22-vjeçar deri më tani ka pasur 18 paraqitje për blaugranat në të gjitha garat. /Telegrafi/