Telegrafi

Artetas i duhen katër transferime për ta krijuar ‘formacionin e ëndrrave’ te Arsenali

Mikel Arteta pritet që t’i bëjë disa transferime në afati kalimtar të kësaj vere te Arsenali.

The Gunners po rrezikojnë që mos të futen as në Ligën e Evropës për sezonin e ri, pasi aktualisht renditen në vendin e dhjetë me 31 pikë.

Topçinjtë mund të kenë një fytyrë tjetër në edicionin e ri, shkaku që disa lojtarë si, Pierrie-Emerick Aubameyang dhe Alexander Lacazette e duan largimin.

Kështu, Arteta po planifikon që t’i bëjë deri në katër transferime, e që SunSport ka raportuar për shënjestrat e tyre.

Lexo po ashtu Martinelli me rrëfim unik për të kaluarën e tij: Isha në La Masia, por Barcelona nuk më deshi – Ansu Fati më ndihmoi shumë

Dayout Upamecano Rasenball Sport Leipzig, Pape Gueye i Le Havre, James Madison i Leicesterit, Odsonne Edouard i Celticut dhe Jack Grealish i Aston Villës, mund të transferohen nga skuadra londineze.

Mesut Ozil është po ashtu në listën e largimeve, derisa në dilemë është e ardhmja e Shkodran Mustafit. /Telegrafi/

Foto: The Sun