Mikel Arteta pritet që t’i bëjë disa transferime në afati kalimtar të kësaj vere te Arsenali.
The Gunners po rrezikojnë që mos të futen as në Ligën e Evropës për sezonin e ri, pasi aktualisht renditen në vendin e dhjetë me 31 pikë.
Topçinjtë mund të kenë një fytyrë tjetër në edicionin e ri, shkaku që disa lojtarë si, Pierrie-Emerick Aubameyang dhe Alexander Lacazette e duan largimin.
Kështu, Arteta po planifikon që t’i bëjë deri në katër transferime, e që SunSport ka raportuar për shënjestrat e tyre.
Dayout Upamecano Rasenball Sport Leipzig, Pape Gueye i Le Havre, James Madison i Leicesterit, Odsonne Edouard i Celticut dhe Jack Grealish i Aston Villës, mund të transferohen nga skuadra londineze.
Mesut Ozil është po ashtu në listën e largimeve, derisa në dilemë është e ardhmja e Shkodran Mustafit. /Telegrafi/