Mikel Arteta është shprehur shumë i lumtur me fitoren që Arsenali e arriti në shtëpi përball Liverpoolit me rezultat 3-2 në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.
Topçinjtë ia dolën që dy herë ta rikthenin epërsinë ndaj The Reds, e në fund fituan falë një penalltie të konvertuar në gol nga Bukayo Saka.
Por, Arteta është ndaluar pas ndeshje të përçojë edhe një mesazh tek ata persona që thonë se Arsenali nuk mund ta fitojë Ligën Premier në këtë edicion.
“Ata e kanë thënë këtë gjë që pesë vite dhe ne nuk e kemi bërë atë”, ka deklaruar spanjolli.
“Por, dalëngadalë ne jemi duke u ndërtuar në një skuadër konkurruese dhe jemi në rrugë të mirë për të shkuar lartë e më lartë”.
“Mirëpo, të fitosh një ndeshje të tillë, mënyrën se si kemi luajtur, tregon shumë për ne se kush jemi dhe çfarë duam, por që ende nuk jemi afër potencialit tonë që e duam”.
“Ishte një ndeshje e organizuar mirë, kemi fituar çdo duel pothuajse dhe kishim kohën e pasimeve të fundit në afërsi të ideales”, ka shtuar më tej Arteta. /Telegrafi/