Site icon Telegrafi

Arteta: Partey do të qëndrojë në Arsenal dhe mund të luajë me Rice

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i bindur se mesfushori Thomas Partey nuk do të largohet nga klubi këtë verë, pavarësisht ardhjes së Declan Rice.

Emri i ganezit është shfaqur rregullisht në rubrikat e thashethemeve që nga hapja e afatit kalimtar, pasi ai ka qenë i lidhur me Juventusin dhe besohet të jetë subjekt i interesit nga klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al-Ahli.

Bisedat për një largim janë bërë më të zhurmshme që kur Gunners ndanë 120 milionë euro për të nënshkruar me Rice nga West Ham.

Lexo po ashtu Partey preferon kalimin te Juventusi para ofertave nga klubet saudite

Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Arteta ka thënë se Partey është i lumtur në veri të Londrës dhe beson se ai mund të luajë së bashku me Rice në të njëjtit formacion.

“Sa herë që kam folur me të dhe sa herë kam një bisedë me të, vullneti i tij është të qëndrojë me ne. Për mua nuk ka asgjë fare”, ka thënë fillimisht Arteta në një konferencë për shtyp.

I pyetur nëse Partey dhe Rice do të përshtateshin në të njëjtin ekip, ai konfirmoi një gjë të tillë.

“Ata mund të luajnë së bashku dhe kjo ishte në planet e mia. Ju dëshironi të përmirësoni skuadrën dhe të keni më shumë cilësi”.

“Ne kemi nevojë për lojtarë që mund të luajnë së bashku, por ne kemi nevojë për lojtarë në të njëjtin pozicion që mund të luftojnë për vendet e tyre. Është diçka që nuk e kemi pasur gjatë viteve të fundit dhe ne donim ta përmirësonim atë dhe kjo është arsyeja pse blemë Declan”, përfundoi spanjolli.

Topçinjtë vazhdojnë turneun e tyre para-sezonal në SHBA me një lojë kundër rivalëve të Ligës Premier, Manchester United në stadiumin MetLife në Neë Jersey sot (e shtunë) mbrëma. /Telegrafi/

Exit mobile version