Mikel Arteta thotë se nuk dëshiron të harrojë gjithçka ka bërë Granit Xhaka për skuadrën vetëm për një gabim të mesfushorit shqiptar.
Lojtari i Arsenalit u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Burnleyt, të cilët ekipi i tij e humbi me rezultat minimal në Emirates Stadium.
Ai e kapi për fyti lojtarin kundërshtar Ashley Westwood gjatë një incidenti, ndërsa ka marrë kritika të shumta për veprimin e tij në rrjete sociale dhe media sportive.
Gjërat kanë shkuar aq larg saqë është thënë se Xhaka mund të largohet në janar ose në verën e ardhshme. Megjithatë, edhe pse e ka konsideruar të papranueshëm incidentin, Arteta i ka dalë në mbrojtje 28-vjeçarit.
“Ai ka pasur dhe nuk është lojtari i vetëm që ka pasur momente shpërthimi. Ajo që mund të them për Granitin, është profesionalizmi i tij, përkushtimi për klubin dhe skuadrën është maksimal”.
“Si të gjithë ne, ai e di se ka pasur një moment kur e ka humbur vetëkontrollin. Unë e di arsyen, mirëpo ajo që nuk mund ta bëj është që të hedh poshtë gjithçka që ka bërë për shkak të një gabimi”.
“Të gjithë bëjmë gabime dhe unë jam këtu për t’i mbrojtur lojtarët e mi kur e shoh se e meritojnë dhe padyshim që Graniti është njëri prej tyre për mënyrën e qasjes në secilën seancë stërvitore, mënyra si përpiqet t’i bëjë gjërat ashtu si duhet gjatë gjithë kohës dhe për faktin se është shumë profesionist”, citon Goal fjalët e trajnerit të Arsenalit. /Telegrafi/
🟥 | RED CARD!
Granit Xhaka is sent off for violent conduct after grabbing Ashley Westwood by the throat! 😳
📺 Watch on Sky Sports PL
📱 Follow #ARSBUR here: https://t.co/8DRN8rfYjR
📲 Download the @SkySports app! pic.twitter.com/5qodeVno2P— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 13, 2020