Telegrafi

Arteta nuk është i bindur në largimin e Mustafit: E di historinë e tij, largimi varet nga ai

Trajneri i Arsenalit , Mikel Arteta këmbëngul se nuk dëshiron të humbasë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.

Reprezentuesi gjerman nuk po gjen qetësi te Arsenalit dhe kohëve të fundit është duke u lidhur me një transferim te Galatasary.

Por, një largim i Mustafit nuk përkrahet në masë të madhe nga trajneri i ri Arteta.

Lexo po ashtu Shkodran Mustafi afër kalimit te Galatasary

“A mund ta lejojmë largimin? Skenari ideal është jo”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Nëse kjo ndodh, ne do të duhet të shpikim diçka. Tashmë po luajmë me mbrojtës të krahëve që nuk janë mbrojtës krahu”.

Mustafi duke festuar një gol me fanellën e Arsenalit (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

“Ata janë anësorë ose mesfushorë qendrorë dhe a mund të kemi mundësi të humbasim një mbrojtës krahu? Jo, pasi ne nuk kemi asnjë mbrojtës krahu”.

“Unë e di historinë e Mustafit në këtë klub futbolli, por varet nga ai”.

Lexo po ashtu Mustafi me menaxher të ri, pritet që ky i fundit ta largojë nga Arsenali

“U thashë të gjithëve nga dita e parë: Varet nga ju djema. Më tregoni sa dëshironi, më tregoni se jeni të angazhuar këtu, ju do të keni një shans dhe do të vijë këtë javë, javën tjetër ose në vijim”.

“Ata do të kenë mundësinë për të luajtur. Pasi të mbetet, ata do ta tregojnë atë”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/