Site icon Telegrafi

Arteta nuk beson se përballja me Man City do të vendosë garën për titullin e Ligës Premier

Gjatë konferencës së tij për shtyp, Mikel Arteta u pyet nëse përballja e ardhshme me Manchester Cityn mund të jetë thelbësore në garën për titullin kampion të Ligës Premier.

Spanjolli nuk beson që kjo ndeshje do të ketë ndikim të madh në luftën për titull.

“Titulli? Nuk po shikojmë aq larg, kjo është e sigurt. Një gjë e sigurt është se ne do të duhet të jemi në maksimumin tonë”, ka thënë Areta.

Arsenali mund të rrëmbejë vendin e parë në tabelë duke mposhtur Man Cityn në Emirates të dielën.

Topçinjtë janë vetëm një pikë prapa liderëve të ligës, ndërsa dy palët kanë shumë mungesa shkaku i lëndimeve.

Lexo po ashtu Lëndimet e shumta te Arsenali, zbulohen datat e rikthimit në fushë

Në anën tjetër, rikthimi i Bukayo Saka në garë për të luajtur kundër Man City është një avantazh i madh për Topçinjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version