Telegrafi

Arteta njoftohet nga drejtuesit e klubit rreth planit të transferimeve

Mikel Arteta (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është informuar nga drejtuesit e klubit se duhet të shesë lojtarë para se të mund ta blejë këtë verë.

Arteta është i interesuar të ndryshoj fytyrën e ekipit të tij, pasi në këtë gjysmë sezoni nuk ka mundur të tregojë gjithë vlerat.

Megjithatë, sipas The Mirror, spanjolli është njoftuar nga drejtuesit se duhet të shesë para se të mund ta blejë këtë verë për të rindërtuar skuadrën e tij.

Lexo po ashtu Arteta: Super lojtarë ende duan të transferohen te Arsenali

Arsenali është larg një vendi në Ligën e Kampionëve dhe nëse ata dështojnë të kualifikohet në edhe Ligën e Evropës, do t’u kushtonte atyre 30 milionë euro humbje në të ardhura.

Prandaj, Arsenali po përballet me mundësinë që Arteta të krijojë ndonjë para nga shitjet dhe të jetë në gjendje të kursej nga kontratat e reja të lojtarëve.

Arsenali dëshiron ta shesë Matteo Guendouzi pasi nuk dëshirohet nga trajneri, ndërsa synohet edhe largimi i Mesut Ozil, i cili fiton 350 mijë funte në javë.

Lexo po ashtu Mesut Ozil mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin

Klubi londinez gjithashtu përballet me një dilemë të madhe për Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka një vit në kontratën e tij dhe bisedimet kanë stagnuar.

Përveç tyre, Arteta thuhet se do të rishikojë edhe pozicionet e lojtarëve tjerë dhe në verë mund të ketë shumë largime nga Emirates. /Telegrafi/