Telegrafi

Arteta i nervozuar me arabët, ka një këshillë për UEFA-n

Skuadrat arabe kanë filluar t’i frikësojnë ato evropiane, pasi po i joshin yjet e mëdhenj për tu transferuar në Lindjen e Mesme.

Shumë emra të mëdhenj nga futbolli evropian kanë zbarkuar në vitin e fundit në Arabi si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino e të tjerë.

Megjithatë ky po duket se është vetëm fillimi për skuadrat arabe që nuk po ndalen duke shpenzuar shuma marramendëse për transferimin e tyre dhe duke iu ofruar kontrata multi milionëshe.

Lexo po ashtu Arteta zbulon se kur do të rikthehet Gabriel Jesus

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka refuzuar ta lejoj largimin e mbrojtësit Gabriel i cili kishte një ofertë të rëndësishme nga Arabia.

Arteta ka këshilluar edhe UEFA-n që tregu i transferimeve në Arabinë Saudite të mbyllet më 31 gusht si në Evropë dhe jo të jetë i hapur deri më 20 shtator.’

Lexo po ashtu Tri mënyrat kreative që Arsenali mund të luajë pa Jurrien Timber të lënduar

“Tani Arabia është një rivale dhe mendoj se duhet të ndryshojnë datat. Mendoj se duhet të mbyllet në të njëjtën ditë me tregu i transferimeve si në Evropë”.

“Ata janë një kampionat rival tashmë që sjell mundësi të tjera për të vendosur për lojtarët, trajnerët dhe njerëzit e tjerë që punojnë në këtë industri. Ne do të refuzojmë në parim çdo ofertë pas 1 shtatorit, por kjo është diçka që e vendos klubi”, u shpreh Arteta. /Telegrafi/