Site icon Telegrafi

Arteta mohon largimin e Aubameyangut: Më ka thënë se është i lumtur

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i bindur për angazhimin e mëtejmë të sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili lidhet me një largim këtë muaj.

Kapiteni i klubit londinez ka qenë i lidhur me një largim te Paris Saint-Germain dhe Barcelona këtë javë.

Raportet e mediave shkuan aq larg saqë e bënë të kryer kalimin e Aubemayngut në Camp Nou, pasi sipas tyre sulmuesi i kishte thënë “po” këtij transferimi.

Lexo po ashtu Aubameyang i thotë po kalimit te Barcelona, tani duhet t’ia kumtojë vendimin e tij Arsenalit

Por, Arteta ka thënë se ai nuk ka pasur asnjë indikacion nga Aubameyang që dëshiron të largohet nga Emirates.

“Me sa di unë, një javë më parë pas një ndeshje në shtëpi ne po diskutonim dhe ai tha që ishte shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Arteta.

Lexo po ashtu Nga Messi te Pogba – Dhjetë yjet që kontratat u skadojnë në verën e vitit 2021

“Ai nuk ishte dakord me gjërat që ishin shkruar në media dhe ai ka të ardhmen e tij këtu”.

“Kjo është ajo që kuptoj për momentin”, përfundoi trajneri spanjoll i Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version