Mikel Arteat ka thënë se nuk është i lumtur me humbjen ndaj Chelseat, por është i lumtur me taktikat që i kanë treguar në lojë.
Arsenali ishte duke fituar 1-0 ndaj rivalit lokal, por në minutat e fundit të takimit humbën 1-2.
Trajneri i The Gunners ka deklaruar se lojtarët e tij i kanë praktikuar të gjitha ato gjëra që i kanë bërë në stërvitje dhe është shumë i lumtur me këtë gjë.
“Nuk jam i lumtur me humbjen që pësuam, mund të them se nuk e merituam”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.
“Lojtarët i praktikuan të gjitha ato gjëra që i kemi bërë në stërvitje edhe jam i lumtur për këtë gjë”.
“Ne duhej të qëndronin në strategjitë tona dhe të mbanim atë ritëm ndaj një skuadre shumë psikologjike si Chelsea. Duhet të shkojmë tutje”, ka shtuar më tej ai.
Arsenali po vazhdon me formë të dobët, derisa Arteta që ka marrë drejtimin e skuadrës që pak ditë, ka një barazim dhe një humbje. /Telegrafi/