Site icon Telegrafi

Arteta kërkon transferime te Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit

Arsenali është duke befasuar gjithë Anglinë kur ka kaluar thuajse gjysma e edicionit në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Skuadra londineze është në krye të kampionatit kur kanë kaluar 13 xhiro me 34 pikë.

Megjithatë për të ndjekur titullin e kampionit duhet përforcuar edhe më shumë ekipi dhe për këtë është i vetëdijshëm trajneri spanjoll Mikel Arteta.

I pari i shtabit teknik të Arsenalit ka thënë se janë duke shikuar opsionet për tu përforcuar në afatin kalimtar të janarit.

“Ne do të shohim. Do të përpiqemi ta forcojmë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit”, tha Arteta në konferencë për shtyp.

“Do të jemi aktivë në janar sepse ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Uroj që të gjithë të jenë mirë, por përsëri po them që na duhen ende përforcime”, u shpreh spanjolli.

Mykhalo Mudryk është një nga objektivat kryesorë të Arsenalit, derisa Topçinjtë synojnë të ofrojnë edhe një mbrojtës dhe një mesfushorë. /Telegrafi/

Exit mobile version