Telegrafi

Arteta i kërkon drejtuesve të Arsenalit të shpenzojnë për transferimin e Tielemans në janar

Youri Tielemans është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion.

Mesfushori belg është futur në vitin e fundit të kontratës me Leicester Cityn dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Tielemans dëshiron të bëj një hapa para në karrierën e tij dhe disa skuadra të mëdha janë vënë pas përfshirë Arsenal, Manchester United, Newcastle United, Chelsea, Barcelona e Real Madrid.

Belgu pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta transferojnë atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Spanjolli i ka bërë të qartë drejtuesve se e pëlqen shumë belgun dhe duhet të shpenzojnë në janar për ta fituar garën për transferimin e tij.

Leicester City po kërkon të fitojë 15 milionë euro nga shitja e Tielemans në janar, pasi nuk duan që lojtari të qëndrojë deri në verë dhe të largohet pa fituar asgjë klubi.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në Ligën Premier ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/