Site icon Telegrafi

Arteta e vlerëson të drejtë barazimin ndaj Liverpooolit, lavdëron paraqitjen e Ramsdale

Arsenali ka marrë një barazim në derbin e xhiros në Angli në udhëtim te Liverpooli me rezultat 2-2.

Ka qenë një ndeshje spektakolare nga të dyja skuadrat, që në fund u desh të pajtohen me nga një pikë të fituar.

Ndeshja e zhvilluar në Anfield i ka pëlqyer edhe trajnerit Mikel Arteta, ku tha se The Reds morën zemër kur shënuan golin në fund të pjesës së parë.

“Ishte një ndeshje fantastike për t’u parë nga tifozët. E nisëm mirë, por pësuam gol pak përpara fundit të pjesës së parë. Nisëm të humbnim kontrollin dhe filluam t’u dhuronim shumë topa Liverpoolit”.

“Ndeshja u hap, ata morën zemër edhe nga tifozët. Unë mendoj se barazimi është rezultat i drejtë. Por më vjen keq sepse e kishim ndeshjen në dorë kur ishim 0-2. Kishim shansin të vrisnim ndeshjen, por gabuam dhe rifutëm Liverpoolin në ndeshje”, deklaroi trajneri spanjoll.

Lexo po ashtu Tetë 'finalet' e mbetura të Arsenalit në Ligën Premier - a mund ta fiton titullin?

Krejt në fund trajneri Arteta lavdëroi edhe portierin Aaron Ramsdale që bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

“Një tjetër ndeshje ku u tregua fantastik. Kur luan në Anfield ke nevojë edhe për pritjet e portierit”, deklaroi Arteta. /Telegrafi/

Exit mobile version