Mikel Arteta ka konfirmuar se Arsenali po kërkon në mënyrë aktive të forcojë sulmin e tyre në janar, pas fitores 2-1 ndaj Tottenhamit .
Tekniku spanjoll ka thënë se duan të blejnë në sulm, pasi do të jenë pa Bukayo Sakan për tre muaj dhe Gabriel Jesus që do të mungojë një kohë të gjatë.
“Po, me siguri se do të transferojmë sulmues”, konfirmoi fillimisht Arteta.
“Ne kemi humbur dy lojtarë të mëdhenj, Bukayo Sakan për 3 muaj dhe Gabriel Jesus do të jetë jashtë për një kohë të gjatë”, ka thënë Mikel Arteta.
Komentet e menaxherit nxjerrin në pah dëshirën e Arsenalit për të forcuar opsionet e tyre sulmuese pasi përballen me lëndime të rëndësishme të lojtarëve kryesorë.
Viktor Gyokeres është objektivi kryesor i Arsenalit me londinezët që tanimë kanë hapur bisedimet me Sportingun për transferimin e suedezit në Londër. /Telegrafi/