Telegrafi

Arteta e bën prioritet transferimin e Maddison

Foto: Goal.com/Getty Images/guliver

Mikel Arteta dëshiron t’i bëjë disa ndryshime në skuadrës e Arsenalit në këtë muaj.

Spanjolli ka marrë drejtimin e The Gunners javë më parë, derisa e di se klubi duhet t’i bëjë disa transferime.

Mediat në Angli raportojnë se Arteta e ka bërë prioritet transferimin e James Maddison nga rivali i Ligës Premier, Leicesteri.

Mesfushori ka kontratë me Dhelprat deri në vitin 2023, derisa për të kanë shprehur interesim shumë skuadra.

Lexo po ashtu Manchester United ka gati listën për blerjen e tre yjeve përveç Bruno Fernandes

Manchester United dhe Chelsea janë po ashtu janë në garë për të, mirëpo ish-kampioni nuk e dëshiron shitjen e tij në këtë afat.

Kështu, Arsenali duhet të pres deri në verën e këtij viti për t’i marrë shërbimet e lojtarit, e që vlera e tij thuhet se është rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/