Mikel Arteta është në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Carlo Ancelottit në bankinën e Real Madridit në rast se italiani largohet nga “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme.
Pavarësisht se trajneri spanjoll i Arsenalit e ka minimizuar këtë interes, e vërteta është se drejtuesit e klubit londinez janë në gatishmëri për mundësinë që Arteta të largohet në verë.
Sipas The Mirror, zyrtarët e Arsenalit tashmë janë duke kërkuar zëvendësues për Mikel Artetan ose menjëherë ose në të ardhmen.
Në krye të listës është Roberto de Zerbi, trajneri i Brigthon që po kalon një sezon të mrekullueshëm në krye të ‘pulëbardhave’.
Roberto de Zerbi , 43 vjeç, është një ish-futbollist që erdhi nga akademia e të rinjve të Milanit dhe luajti për Napolin edhe pse nuk ia doli.
Si trajner, ai ka drejtuar skuadra në Itali, si Palermo dhe Sassuolo./Telegrafi/