Telegrafi

Arteta dhe Saka zgjidhen më të mirët e muajit mars në Ligën Premier

Dyshja e Arsenalit, trajneri Mikel Arteta dhe sulmuesi anësor Bukayo Saka janë zgjedhur si më të mirët e Ligës Premier për muajin mars.

Muaji mars ka qenë shumë i frytshëm për Arsenalin, pasi ka fituar të katër ndeshjet e luajtura këtë muaj, për të mbajtur distancën me ndjekësit e Manchester Cityt.

Katër fitore nga katër ndeshje dhe tetë pikë diferencë me Cityn kanë bërë që Arteta të vlerësohet si trajneri më i mirë për muajin mars në Ligën Premier.

Përveç Artetas, me çmimin e më të mirët është vlerësuar edhe sulmuesi anësor, Saka.

Saka ishte i papërmbajtshëm në muajin mars duke qenë vendimtar i Arsenalit në secilën fitore, pasi ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar dy asistime në katër ndeshje.

Ndryshe, katër fitoret e Arsenalit erdhën ndaj Evertonin si vendas me rezultat 4-0, pastaj Bournemouthin 3-2 gjithashtu si vendas, për të vazhduar me fitoren 3-0 në udhëtim te Fulhami dhe fitoren e fundit në shpi ndaj Crystal Palace me rezultat 4-1. /Telegrafi/