Liga Premier ka zgjedhur trajnerin dhe lojtarin më të mirë për muajin mars, ku çmimet janë fituar nga Mikel Arteta dhe Harry Kane.
Muaji mars ka qenë pozitiv për klubet londineze, por edhe për lojtarët dhe stafin e tyre.
E gjithë kjo, pas dy çmimet kryesore të muajit janë fituar nga trajneri i Arsenalit, Arteta dhe sulmuesi i Tottenhamit, Kane.
Shaping the team in his image 👏
Mikel Arteta's fine work at @Arsenal earns him @BarclaysFooty's Manager of the Month award for March#PLAwards | @m8arteta pic.twitter.com/FZub2YZoAA
— Premier League (@premierleague) April 1, 2022
Arsenali i Artetas shkëlqeu gjatë marsit duke marrë tri fitore dhe duke shënuar gjashtë gola, ndërsa po e mban pa rrezikuar pozitën e katërt.
“Formimi i ekipit sipas ideve të tij, puna e shkëlqyer e Mikel Artetës te Arsenali e bënë që ai të fitojë çmimin e menaxherit të muajit mars”, thuhet në njoftim.
Back in top form ✨
Harry Kane is your @easportsfifa Player of the Month for a SEVENTH time – no #PL player has ever won more #PLAwards | @HKane pic.twitter.com/77KPOsCX25
— Premier League (@premierleague) April 1, 2022
Në anën tjetër, Kane u ktheu në top formë këtë muaj, duke shënuar katër gola dhe dy asistime dhe duke i kthyer Spurs pretendentë për top katër.
Goli më i bukur i muajit mars u zgjodh ai i Cristiano Ronaldos ndaj Tottenham Hotspur, kur portugezi shënoi një supergol nga distanca. /Telegrafi/
An absolute thunderbolt ⚡️
Cristiano Ronaldo's long-range strike against Spurs is your @budfootball Goal of the Month for March #PLAwards | @Cristiano pic.twitter.com/8GX5IEJ5o1
— Premier League (@premierleague) April 1, 2022