Arsenali është përshëndetur në mënyrë emocionale me Granit Xhakën, pas shtatë vitesh të kaluara së bashku, pasi mesfushori shqiptar do ta vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen.
Ai për Arsenalin ka luajtur 297 ndeshje, ndërsa shënoi 23 gola dhe bëri 29 asistime.
Arsenali ka publikuar një video të bukur të Xhakës në rrjetet sociale, ndërkohë ueb faqja zyrtare e klubit londinez po ashtu publikoi një shkrim të gjatë.
297 appearances. 23 goals. 29 assists. Two FA Cups. And one inspirational story.
Granit Xhaka: forever a part of the Arsenal family ❤️ pic.twitter.com/gbgRVicFiM
— Arsenal (@Arsenal) July 6, 2023
Për Xhakën folën edhe drejtuesit e Arsenalit, Edu dhe Mikael Arteta, gjë që ndodh rrallë kur një lojtar largohet.
“Po i themi lamtumirë një lojtari fantastik dhe një personi të dashur për të gjithë ne. Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dhe ai ka dhënë absolutisht çdo gjë për këtë klub. Ndikimi që Graniti ka pasur te bashkëlojtarët në fushë dhe kolegët në klub dëshmon se sa i popullarizuar ishte”.
“Nuk mund ta falënderojmë mjaftueshëm Granitin për shërbimin dhe kontributin e tij për klubin përgjatë viteve. Ne i dëshirojmë Granitit dhe familjes së tij çdo të mirë në periudhën e ardhshme në jetën e tyre”, ka thënë Arteta.
💬 “We are saying goodbye to a fantastic player and person loved by all of us. It has been an incredible journey together for him and he has given absolutely everything for this club. The influence Granit has had on his team-mates on the pitch and colleagues at the club will tell… pic.twitter.com/GF5JHaALgj
— Arsenal (@Arsenal) July 6, 2023
Edhe drejtori sportiv i Arsenalit, Edu, ka thënë se Graniti ishte pjesë e rëndësishme e klubit për kohë të gjatë.
“Ai na ka ofruar përkushtim të madh dhe kualitet për shumë vjet. Ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në përparimin dhe suksesin tonë. Ai largohet me falënderimin tonë të madh dhe respektin. I dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen”, ka thënë Edu.
Thank you, Granit ❤️
— Arsenal (@Arsenal) July 6, 2023
Xhaka është transferuar për 25 milionë euro te Bayer Leverkusen./Telegrafi/