Arsenali do të jetë nikoqir i Chelseat në xhiron e dytë të Ligës Premier.
Dy skuadrat londineze do të përballen mes vete të dielën me fillim nga ora 17:30 në Emirates Stadium.
Arsenali e nisi me humbje 2-0 ndaj Brentfordit edicionin e ri, derisa rivalët lokal Chelsea triumfuan 3-0 ndaj Crystal Palace.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i cili rrezikon të shkarkohet, ka folur para kësaj sfide të rëndësishme.
“E di që të gjithë mezi presin të sulmojnë, por futbolli është i tillë dhe nuk mund të kuptohet pa presionin që të jep çdo ditë. Të gjithë ndjejmë përgjegjësinë e rezultateve, por këtu kam nisur një projekt dhe po punojmë që të marrim frytet në harkun kohor të 2-3 viteve”.
“Ne në afatin kalimtar jemi përqendruar në afrimin e futbollistëve të rinj, të talentuar si Ramsdale, White, Odegaard, apo të tjerë emra që i kemi tashmë në ekip dhe besoj që nga sezoni në sezon, do të vijmë në ngritje”.
“Duhet durim, në mënyrë që djemtë të rriten të qetë dhe të përgatiten për të marrë më shumë përgjegjësi”, deklaroi Arteta.
Tutje tekniku spanjoll ka folur edhe për sfidën me Chelsean, ku ka thënë se do të tentojnë ta ndalin Lukakun dhe ta fitojnë takimin.
“Chelsea është kampion në fuqi i Evropës dhe së fundi është përforcuar me një sulmues si Lukaku, i cili e njeh mirë kampionatin anglez’.
“Megjithatë ne kemi punuar gjatë javës planin për të ‘izoluar’ Lukakun dhe për të fituar ndeshjen me Chelsean, ndaj shpresoj të na shkojë mirë”, tha trajneri spanjoll. /Telegrafi/