NASA nisi misionin Artemis I të mërkurën nga Florida, me raketën më të fuqishme të agjencisë.
Ndonëse nuk ka astronautë në bord, raketa e Sistemit të Lansimit Hapësinor (SLS) po mban kapsulën Orion në një demonstrim për programin hënor të NASA-s, transmeton Telegrafi.
Artemis I nuk do të zbarkojë në Hënë, por anija kozmike do të rrotullohet afër orbitës përpara se të kthehet në Tokës pas 26 ditësh.
Deri më tani, misioni po shkon siç ishte planifikuar, duke arritur në orbitën rreth Tokës, por nuk do të ndodhin menjëherë të gjitha – përfshirë raketën Orion që ndez motorët e tij për të lënë orbitën e Tokës dhe për të filluar udhëtimin shumë-ditor drejt Hënës. /Telegrafi/