Site icon Telegrafi

Artem Lobov i kërkon mikut të tij McGregor që t’i bëjë rimeçet me Khabib dhe Mayweather

Artem Lobov (Foto: Instagram/rushammer)

Miku dhe partneri i Conor McGregorit në stërvitjet e mëparshme, Artem Lobov, ka folur në lidhje me përballjen e irlandezit ndaj Donald ‘Cowboy’ Cerrone në kuadër të ‘UFC 246’ (që zhvillohet në orët e hershme të të dielës me kohën tonë).

33-vjeçari i cili kësaj radhe nuk ka qenë në kampin e McGregor, beson se ai është përgatitur maksimalisht dhe është favorit për të triumfuar ndaj kundërshtarit amerikan.

Lexo po ashtu Rikthimi i McGregor në UFC: Data, koha, parashikimi – gjithçka që duhet të dini për duelin ndaj 'Cowboy' Cerrone

Më pas, ai ka folur edhe për meçet e ardhshme të Conorit. Jorge Masvidal pritet të jetë kundërshtari potencial i 31-vjeçarit, por miku i tij ka ide të tjera.

“Personalisht, mendoj se dy ndeshjet e rëndësishme në të cilat do të dëshiroja ta shoh atë pas kësaj, është rimeçi me Khabib (Nurmagomedov) dhe pastaj të bënte një rimeç me (Floyd) Mayëeather dhe kaq”.

Lexo po ashtu Kundërshtarët potencialë të McGregor pas duelit ndaj Cerrone

“T’i fitojë këto dyja dhe kaq, nuk i ka mbetur asgjë tjetër për të bërë. Mendoj në aspektin e trashëgimisë dhe në aspektin e mbylljes së kapitullit, mendoj se duhet bërë rimeçi me Khabib dhe rimeçi me Mayweather. Asgjë më shumë. Dhe t’i fitojë të dyja”, ka deklaruar Lobov. /Telegrafi/

Conor McGergor vs Khabib Nurmagomedov (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version