Site icon Telegrafi

Artani i drejtohet Stresit: Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim

Banorët e Big Brother VIP Kosova, Artan Thaçi dhe Stresi, duket se i kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

Ditë më parë ka qenë reperi i njohur që ia ktheu fanellën me emrin e Cimës, duke i thënë se më nuk e ka shok me pretekstin se ia ka përmendur nderin.

E së fundmi ata kanë pasur një diskutim në lidhje me këtë, teksa Artani i ka thënë Stresit se me kthimin e kësaj fanelle e ka njollosuar emrin e Cimës, gjë të cilën reperi e ka kundërshtuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim”, është shprehur Artani.

Lexo po ashtu Pas debatit, Stresi ia kthen Artanit bluzën e Cimës: Nuk je shoku im kur më përmend nderin

Të njëjtit patën një debat dhe në ato momente nuk kishin munguar me kunja e me fjalë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në BBVK ditë më parë u largua përfundimisht nga gara Gjon Karrica, pasi kishte problem shëndetësore.

E në anën tjetër shtëpisë më të famshme në Kosovë iu bashkuan edhe disa banorë të rinj: Bruno Pollogati, Himena Sherifi dhe Atdhe Xheravina. /Telegrafi/

Exit mobile version