Site icon Telegrafi

Artani dhe Andi imituan banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova në natën e ndërrimit të moteve

Nata e ndërrimit të moteve është shënuar në një mënyrë të veçantë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Banorët kanë përgatitur një program argëtues për publikun duke sjellur muzikë, vallëzime e shumë humor.

Dy prej banorëve që shkaktuan më së shumti të qeshura ishin Artani dhe Andi, të cilët krijuan një dyshe për të imituar e disa prej banorëve.

Ata imituan Gjoni, Xhulin, Edoni, Getinjon dhe Vivien në situata të ndryshme të ndodhura në shtëpinë e famshme, gjë që u prit mirë nga banorët.

Dyshja u maskuan si ata madje përdorën edhe frazat e tyre më të famshme nga diskutimet që ata kanë bërë që nga fillimi i BBVK.

Ndërkohë, theksojmë që banorët e tjetër u përfshinë gjithashtu në festën e krijuar në ambientët e shtëpisë.

Ana dhe Getinjo krijuan një dyshe që bashkë interpretuan disa këngë të njohura, pa lënë anash Gjonin që risolli hitin e tij “Boom baby boom”.

Ndërsa, Edoni dhe Arta kënduan bashkë hite të artistes së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Ndryshe, kujtojmë që në spektaklin e fundit që u mbajt të premten nuk kishte asnjë eleminim, por njëri prej banorëve pritet që ta lërë shtëpinë nesër (e hënë). /Telegrafi/

Exit mobile version