Telegrafi

Artani i dërgon mesazh bashkëshortes nga shtëpia e BBV Kosova: Të dua shumë

Një nga banorët e shtëpisë së famshme Big Brother VIP Kosova është edhe djali i humoristit të ndjerë Rasimi Thaçi – Cima, Artani.

Aktori i ri është kthyer një ndër banorët më të dashur të shtëpisë teksa edhe po përfshihet në debate të ndryshme.

Megjithatë, ditën e sotme (e diel) Artani kishte një mesazh dashurie për një person të zemrës që ndodhet jashtë shtëpisë së BBVK.

Foto: Screenshot/Klan Kosova

Ai bëri një dedikim për bashkëshorten e tij të cilës ia shprehu dashurinë që ka për të duke iu drejtuar kamerave.

“E përshëndes gruan time, të dua shumë”, është shprehur Artani.

Këtij dedikimi iu bashku edhe reperi i njohur, Stresi duke e quajtur Artani si një burrë ideal, i qetë, i zgjuar,dhe i matur ndërsa edhe i dërgoi përshëndetje gruas së aktorit.

Ndërkohë, kujtojmë që tashmë disa prej banorëve kanë nisur flirtimet e para, janë reperi Getinjo që është parë i afërt me Vivien, në anën tjetër edhe Stresi me Gresën. /Telegrafi/