Telegrafi

Artan Thaqi në rolin e “nënës”, pastron MC Bekën në BBVK si në kohët e vjetra

Big Brother VIP Kosova është shndërruar tashmë në një prej formateve më të shikuara në ekranet vendore.

Ngjarjet që ndodhin aty mes personazheve VIP, bëjnë që banorët e shtëpisë të jenë në qendër të vëmendjes për momentin.

Së fundmi, MC Beka dhe Artan Thaqi kanë vendosur që të dhurojnë spektakël për shikuesit, ndërsa kanë realizuar së bashku një mini-skeç.

Artani, i cili është djali i humoristit të ndjerë Rasim Thaqi – Cima, shfaqet i veshur si një “nënë plakë”, teksa e pastron MC Bekën.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Ky i fundit nuk është përmbajtur nga të qeshurat, duke bërë kështu që loja e dyshes të reflektojë në të qeshura edhe te spektatorët.

Përndryshe të nominuarit e kësaj jave në BBVK janë: Shota Baraliu, Xhuli Nura, MC Beka dhe Lugati – njëri prej tyre largohet të premten. /Telegrafi/