Kanë mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.
Teksa numëri i banorëve po shkon duke u zvogëluar, një ‘luftë’ e ashpër mes tyre po vihet re çdo herë e më shumë.
Synimi i secilit është fitorja e madhe e çmimit prej 200 mijë eurosh, teksa disa prej tyre kanë treguar edhe se çfarë do të bënin me parat e fituara.
Së fundmi, të nominuarit e kësaj jave ashtu siç ndodhë rëndom kanë mbajtur ‘darkën e të nominuarave’ duke iu përgjigjur disa pyetjeve kyqe.
Ishte Stresi ai që i bëri një pyetje banorit tjetër, Artan Thaçit duke i thënë nëse ishte i gatshëm që në rast se fitonte BBVK, një shumë të parave do ta dhuronte për bamirësi.
Artani nuk ka hezituar të pranonte një gjë të tillë duke thënë se gjysmën e çmimit, shumën prej 100 mijë eurosh do ta dhuronte për një kauz bamirësie.
“Po qysh tani e them me bindje që nëse e fitoj se jam në gjendje 100 mijë euro t’i dhuroj për bamirësi, le të mbetet si dokument e them pa e menduar dy herë, e bëj me zemër dhe me shpirt”, ka thënë Artani.
Ndërkohë, sonte mbahet spektakli i radhës dhe një nga të nominuarit: Stresi, Xhuli, Artani, Melisa, Vedati ose Mbresa pritet të eliminohen nga shtëpia e famshme. /Telegrafi/