Site icon Telegrafi

Artan Luzi uron Gjilanin për fitoren, por thotë se Dukagjini meritoi më shumë

Dukagjini ka pësuar humbje në udhëtim te Gjilani me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë edhe nga skuadra mysafire që krijoi raste më të pastra shënimi, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Pas ndeshjes ka folur ndihmës trajneri i Dukagjinit, Artan Luzi duke thënë se kanë lënë një pikë nga udhëtimi në Gjilan.

“Futbolli është i tillë. Komplimente Gjilanit për fitoren. Për mendimin tim loja do të duhej të ishte ndryshe. Lamë një pikë sot”.

“Patëm rast edhe në pjesën e parë dhe me atë që demonstruam në pjesën e dytë na takoi neve. Kemi pasur rast, dy shtylla dhe raste të tjera”.

“I ka munguar ekipit Dallaku. Iu bëjë thirrje gjyqtarëve që të mos japin karton “palidhje” siç thoni ju në Kosovë për trajnerët sepse edhe ne kemi presion”, tha Luzi. /Telegrafi/

Exit mobile version