Departamenti i Shtetit në SHBA në ditën kundër korrupsionit ka përpiluar listën ku janë renditur 14 persona nga mbarë bota të cilët sipas SHBA-ve kanë ndihmuar në krim dhe korrupsion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Departamenti i Shtetit po përcakton 14 individë, përfshirë anëtarët e afërt të familjes, për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm dhe një zyrtar për përfshirjen e tij në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, në bazë të Seksionit 7031(c) të Aktit Vjetor të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura (“Seksioni 7031(c)”), duke i shpallur ata të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Shtetit po ndërmerr gjithashtu hapa të mëtejshëm për të vendosur kufizime vizash për dhjetëra individë në përputhje me disa politika në bazë të Seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë” thuhet në arsyetimin e Departamentit të shtetit.
Nga Maqedonia e Veriut, në listë janë Artan Grubi, si ish-zv.kryeministër i Maqedonisë dhe gjykatësin e Gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti.
Në arsyetimin e Departamentit të shtetit, që të dy janë të përfshirë në korrupsion të lartë, duke marrë rryshfet për të minuar proceset gjyqësore, të lidhura me krimin e bërë nga Sasho Mijallkov.
“Si aksion familja e Grubit është gjithashtu e përfshirë në këtë vendim” përfundon vendimi për të përmendurit në vendimin e Departamentit të shtetit. /Telegrafi/
Today’s designation of Artan Grubi and Enver Bexheti is evidence that political interference in the judiciary cannot – and will not – be tolerated. The United States will continue to name those who engage in significant corruption that undermines democratic institutions and…
— Ambassador Angela Aggeler (@USAmbNMacedonia) December 9, 2024