Telegrafi

Artaj Nitaj me të tjera poza joshëse nga pushimet në Greqi

Arta Nitaj prej ditësh ka nisur pushimet verore e shoqëruar nga një prej mikeshave të saj.

Modelja e njohur shqiptare e cila njihet për linjat e mrekullueshme të trupit për të cilat kujdeset me ushtrime intensive në palestër i tregon me krenari ato në secilën paraqitje që bën.

Edhe së fundmi, Arta është shfaqur joshëse nga pushimet në Greqi teksa shihet duke u relaksuar me një gotë shampanjë në dorë.

Bukuroshja nga Peja shihet e veshur me një palë bikini njëpjesëshe me ngjyrë të zezë dhe një peshqirë po ashtu të bardhë që ia mbante flokët.

Pamja e saj u kompletua edhe me aksesor ari ndërsa shihet edhe me një makijazh të lehtë për të përfunduar ‘look’-un joshës me të cilin mori vë mendje.

Të shumta ishin edhe komente dhe pëlqimet nga ana e admiruesve të saj në Instagram ku vetëm në këtë rrjetet sociale zeshkania numëron mbi 300 mijë ndjekës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Nitaj

Artën ndërkohë përveç angazhimeve në klipe muzikore si protagoniste ka kohë që nuk e shohim në ekranet televizive.

Së fundmi, Nitaj u shfaq në videoklipin e këngëtareve Dafina Zeqiri dhe Kida “Luje belin”. /Telegrafi/