Site icon Telegrafi

Arta vazhdon talljen me ngatërresen e Kadri Veselit

Arta Bajrami ka shpallur vendimin e parë si “kryetare” e Gjykatës Kushtetuese.

Pas ngatërresës së emrit të saj me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese nga ana e kryeparlamentarit Kadri Veseli, këngëtarja Arta Bajrami ka vazhduar talljen.

Pasi “pranoi” këtë post ajo ka shpallur edhe vendimin e parë, duke bërë disa rregulla që seanca e ardhshme parlamentare të shkojë si duhet.

Vendim!

Gjykata Kushtetuese me në krye mua, Arta Bajrami, merr vendimin që:

1. Seanca e ardhshme parlamentare të mbahet pa pranin e vezëve, gazit lotsjellës, filikaqave etj. Kuvend është ai dhe jo kopsht parashkollor.
2. Të gjithë parlamentarët e përshirë në incidente, çoftë gjuajtje me vezë apo përdorim i fjalorit ku duhet vënë “piiiiiip” detyrohen të vijojnë kursin “Si të sillemi si njerëz të rritur?”, para se tu lejohet kthimi në vende të punës.
3. Parlamentarët që mendojnë se kuvendi është një “odë që ua ka lënë baba” dhe ata vendosin çfarë të duan, por edhe ata që përdorin forcën dhe jo argumentin për të bindur elektoratin apo marrë pushtetin, detyrohen të ndërrojnë profesion. Në blegtori ka mjaft vende të lira të punës. Pozita më e lakmueshme: bari/bareshë.
Refuzimi i zbatimit ose shkelja e këtyre rregullave dënohet sipas ligjeve te kushtetutës së Kosovës.
Arta, kryetare e këtij institucioni”, ka shkruar artistja përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe sa i përket muzikës, Arta sapo ka publikuar projektin e saj të fundit në bashkëpunim me reperin Gold Ag dhe Don Arbas, një këngë kushtuar Kombëtares, e cila u mirëprit mjaft mirë nga fansat e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version