Telegrafi

Arta Nitaj zgjedh Spanjën për të kaluar pushimet e radhës

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, ka nisur pushimet e radhës në një vend mjaft të veçantë.

Ylli, e cila u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”, si destinacion të këtij udhëtimi ka zgjedhur Barcelonën (Spanjë).

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Foto: Screenshot/YouTube

Në mesin e fotografive që publikoi në Instagram, nuk munguan as ato ku shfaqet me bikini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Arta komentohet në masë të madhe për jetën luksoze që bën, pasi një pjesë të madhe e kalon edhe në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta është kritikuar e paragjykuar mjaft shpesh për atë se çfarë bën, ndonëse ka qenë e përfolur edhe për disa skandale.

Sidoqoftë, Nitaj nuk ka reaguar ndonjëherë dhe se po vazhdon të argëtohet në masë të madhe. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram