Modelja dhe ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Arta Nitaj, vihet gjithmonë në qendër të mediave rozë për dukjen e saj.
Së fundmi, ajo përmes rrjeteve sociale u tregoi fansave të saj se ka realizuar një tatuazh të ri në këmbën e majtë.
E ndërsa në një video të fundit, Nitaj ka bërë të ditur se çfarë zgjodhi që të “gdhendë” përjetësisht në trupin e saj këtë radhë.
Bëhet fjalë për figurën e një maceje, të formuar nga copëza të vogla, të cilat të bashkuara krijojnë simbolin e kokës së një koteleje.
“S’mund të mjaftohem me këtë”, ka shkruar bukuroshja nga Peja në mbishkrimin e videos së publikuar në InstaStory.
Ajo përndryshe ka një numër të madh tatuazhesh në trupin e saj, kryesisht në duar dhe këmbë.
Ndërkohë, tatuazhi më i dukshëm mbetet ai në krahëror, në të cilin ka të shkruar fjalinë “Me çdo rrahje zemre”. /Telegrafi/