Telegrafi

Arta Nitaj vjen sensuale në imazhin e fundit, mbuluar vetëm me peshqir (Foto)

Bukuroshja nga Peja Arta Nitaj vazhdon të jetë njëra ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo mori famë nga pjesëmarrja e saj në hit serialin “O Sa Mirë”, ku luajti rolin e ‘Xhesikës’.

Arta Nitaj fitoi famë nga roli i saj në serialin “O Sa Mirë”

E shumëpërfolur rreth jetës së saj private, Arta Nitaj në pak kohë u shndërrua në personazhet ‘top’ të shoubizit.

E njëjta, ka fituar me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, në të cilat është herë pas here aktive me fotografi të ndryshme provokuese që publikon.

Lexo po ashtu 'Xhesika' e "O Sa Mirë", sportive dhe provokuese në përditshmëri (Foto)

Arta së fundmi ndodhet në New Jersey, ku është duke kaluar disa ditë të mira pushimi.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet teksa ha mëngjesin në hotelin që po qëndron, me një peizazh mjaft të bukur nga jashtë.

Bukuroshja dukej shumë në top formë, ndërsa edhe më provokuese e bënte fakti që ajo kishte vendosur të shfaqej e mbuluar vetëm me peshqir, duke zbuluar pak nga tatuazhi i saj në krahëror. /Telegrafi/